Konjufca reagon pas raportimit se nuk respektoi masat anti-Covid

Prishtinë | 19 Pri 2021 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka reaguar përmes rrjetit social Facebook pas raportimit të mbrëmshëm se nuk ka respektuar masat anti-Covid.

Ai ka thënë se mbrëmë disa portale kanë raportuar se nuk ka respektuar masat kundër virusit duke marrë pjesë në një darkë me aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, foto e cila sipas tij është nga 17 shkurti, transmeton Periskopi.

Konjufca ka treguar aktivitetin e tij gjatë ditës, duke thënë se është për keqardhje që po ‘sulmohet’ pozita shtetërore e Kryetarit të Kuvendit. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme