Konjufca: Rumania kurrë nuk dha përgjegjësi për vrasjen e aktivistëve Mon Balaj e Arben Xheladini

| 09 Shk 2019 | 13:41 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka shfaqur filmin dokumentar “10 Shkurti”, në përvjetorin e vrasjes së aktivistëve të saj, Mon Balaj e Arben Xheladini, në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007-të ndaj kundërshtimit të planit të Ahtisarit, raporton Ekonomia Online.

Në këtë dokumentar thuhet se policët romunë janë marrë vetëm si dëshmitarë dhe jo si të dyshuar dhe janë shpërblyer për punën e tyre nga policia e romune më 1 dhjetor 2007-të.

Deputeti i Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se UNMIK-u asnjëherë nuk ka dhanë përgjegjësi për ushtrimin e dhunës ndaj protestuesve në këtë protestë.

“Dihet që vet themelimi i Vetëvendosjes kur ndodhi në 2005-tën ishte njëfarë ndërhyrje e rrjedhave politike të asaj kohe, para 14 viteve po flasim. Ishim një grup i aktivistëve që menduam se është e nevojshme me ndërhy në këto rrjedha. Kriminelët që gjuan me armë u tërhoqën prej policisë. Rumania kurrë s’ka dhënë përgjegjësi”, tha Konjufca.

Ai tha se gjithmonë do të kujtohet 10 shkurti .

“Ne gjithmonë do ta kujtomë 10 shkurtin. 10 shkurti fitoi më 3 mars kur  patëm bë një përsëritje të 10 shkurtit, kur e pamë që s’po mundet me ja dhanë një mësim popullit të Kosovës protestuam më shumë”, tha ai.

Kanë kaluar 12 vjet që kur policia rumune e UNMIK-ut në demonstratën e 10 shkurtit 2007 shtiu me plumba gome drejtë protestuesve duke lënë të vdekur Mon Balaj e Arben Xheladini ndërsa 82 të tjerë ishin plagosur.

Të ngjashme