Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti, me rastin e 23-vjetorit të rënies, raporton Ekonomia Online.
Konfjuca theksoi se do ta nderojnë dhe kujtojnë gjithmonë veprën e Zahir Pajazitit së bashku me shokët e tij, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.
“Jemi mbledhur këtu edhe me deputetët e Kuvendit të Kosovës për të bërë homazhe heroit të popullit Zahir Pajaziti i cili ra se bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën”.
“Kur okupatori fillon të frikësohet dhe të ndihet i pasiguritë ky është akti i parë i çlirimit të një populli”.
“Pas rënies se Zahirit me shokë ishin me mijëra djem e vajza të mbushura me vullnet e aksion për luftën tonë çlirimtare. Sa të ketë komb shqiptar do ta nderojmë dhe do ta kujtojmë gjithmonë veprën e Zahir Pajazitit”.
Para shtatores se Zahir Pajazit kanë bërë homazhe familjarët e tij dhe Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së dhe qytetarë të shumtë.