Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka shkarkuar Teuta Sahatqiun, nga pozita e konsules në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Konjufca ka shkarkuar edhe Rron Kryeziun, djalin e ministres së Kulturës, Vlora Dumoshi, i cili ishte pjesë e ambasadës së Kosovës në Washington.
Gjithashtu, gazeta Blic raporton ka shkarkuar edhe një familjare të ish-kryeministrit, Agim Çeku.
Teuta Sahatqiu, ishte emëruar konsulle në Ambasadën kosovare në ShBA, para pesë viteve, kur në pushtet ishte koalicioni PDK-LDK. Deri në atë kohë Sahatqiu, kishte mbajtur pozitën e nënkryetares së LDK-së dhe atë të deputetes së Kuvendit.
Në anën tjetër, edhe Rron Kryeziu, djali i ministres Dumoshi, mbante pozitën e konsulit në ambasadën e Kosovës në ShBA.
Ky nuk është vendimi i vetëm i Konjufcës, për ambasadën e Kosovës në Amerikë.
Muaj më parë ai kishte marrë vendim për shkarkimin e ambasadores Vlora Çitaku, por që kjo kishte marrë pëlqimin e presidentit Thaçi dhe pa miratim të presidentit, shkarkimi i ambasadorëve nuk mund të bëhet.
Ndërsa, ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi, i pati dalur në ndihmë Vlora Çitakut, pas kërkesës nga Konjufca për shkarkimin e saj.