Konjufca shpreson për marrëveshje me LDK-në, thotë se s’është koha e dorëheqjeve

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 09:29 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë u shpreh i bindur se askush nuk mund ta ndal arritjen e marrëveshjes me LDK-në, raporton Ekonomia Online.

“Marrëveshja shpresoj se do të bëhet dhe askush nuk do ta ndal këtë. Ta implementojmë zërin e qytetarit që ndodhi me 6 tetor për ndryshime dhe me Albin Kurtin kryeministër”.

I pyetur lidhur me deklaratat për shkarkimin e tij, ai tha se nuk është koha e shkarkimeve por e emërimeve.

“Në Kosovë nuk është koha e dorëheqjeve por është koha e emërimeve”, tha ai, raporton EO.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/vendos-kryesia-te-henen-seanca-per-votimin-e-qeverise-se-propozuar-nga-kurti/

Të ngjashme