Posti i kryekuvendarit nuk është post partiak. Edhe pse ne atë funksion personi zyrtar vjen nga një parti politike, në momentin kur mandatohet, bëhet udhëheqës i krejt Kuvendit pa dallim përkatësie politike.
Rrjedhimisht udheheqja e seancave nuk duhet të reflektojë anime partiake.
Por, a vlen kjo për Glauk Konjufcën dhe partinë e tij që institucionet e shtetit i njësojnë me partinë?
Sigurisht që jo!
Sot, në dy raste u dëshmua keqpërdorimi i postit të kryekuvendarit.
Tash, neve kjo mundet me na tingellue si normale, ama kjo eshte njejte sikur Kryeministri i vendit me dal me naj vendim edhe me thone qe, per muajin prill kane me marre ndihma ekonomike vec ata qe jane me Vetevendosjen (doren ne zemer indirekt e ka bere edhe ky ne shume raste). Hic ma pak, nuk eshte keqperdorim i funksionit kjo qe e ben Glauku prej kohesh.
Militanta, institucionet e shtetit jane te perhershme dhe te te gjithve. Partite politike vec mandatohen me i udheheqe ato. Pike!