Konjufca takohet me eurodeputetët pjesë e Komisionit për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë

Prishtinë | 03 Nën 2022 | 14:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i ka pritur në takim eurodeputetët pjesëmarrës në Komisionin Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë, të kryesuar nga Romeo Franz, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast u diskutua, ndër të tjera, për progresin e arritur në reformat që lidhen me integrimin në BE, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, krizën energjetike, si dhe bashkëpunimin rajonal.

Kryetari Konjufca ritheksoi përkushtimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për zbatimin e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA), si dhe përmbushjen e reformave të nevojshme për avancimin e agjendës së integrimit evropian.

Në takim morën pjesë edhe eurodeputetët Angel Dzhambazki, Ladislav Ilçiq, Lukas Mandl, Karlo Ressler, Thomas Waitz dhe Bogdan Rzonca.

Komisionin Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë do të mbajë mbledhje gjatë së enjtes.

Të ngjashme