Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim përfaqësuesit e misionit vëzhgues të Rrjetit Evropian të Organizatave Monitoruese të zgjedhjeve (ENEMO), Pierre Peytier dhe znj.Elene Nizharazde.
Në takim u diskutua për zgjedhjet lokale, që pritet të mbahen më 17 tetor 2021, me ç’rast përfaqësuesit e ENEMO e njoftuan kryetarin e Kuvendit lidhur me angazhimin, përbërjen, qëllimin dhe metodologjinë e këtij misioni vëzhgues.
Konjufca shprehu mirënjohje për punën e ENEMO, duke ofruar njëherësh mbështetje, bashkëpunim dhe bashkërendim institucional për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 17 tetorit.