Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, kritikoi qeverinë Haradinaj për mos kryerjen e punëve më përkushtim, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se nuk Kuvendi nuk duhet të koncentrohet në miratimin e demarkacionit pasi siç tha kjo krijon përçarje. Konjufca shtoi se duhet të koncentrohen në krijimin e ushtrisë, pasi sipas tij ekziston koncenzus për një gjë të tillë.
“Pse po koncentroheni në demarkacion. Ju mund të koncentroheni si ta bëjmë ushtrinë pasi në këtë Kuvend e keni votën pro. Ju po koncentroheni në vendime që krijojnë përçarje. Ka një koncenzus sa i përket krijimit të ushtrisë”.
Ai shpronësimet në Hade i cilësoi si krim të organizuar, pastaj gjendjen në shëndetësi e vlerësoi si jo të mirë.
“Sa i përketë kompenzimit në Hade. Arsyetimi që të sigurojmë thëngjillin ka qenë një fshehje e krimit që gjendet mbrapa. Cka ka ndodh atje është një krim shumë i madh dhe vendimi i qeverisë vetëm sa e ka fshehur këtë krim”.
“Si po shkon puna kësaj Qeverie i duhet një ministri për menaxhimin e zëvendës ministrave të cilët sipas tij ata nuk e dijnë çka bëjnë. Kjo tregon që kjo Qeveri nuk e ka hallin me u marrë me qytetarët”.
Konjufca kritikoi mënyrën se si është formuar Qeveria duke i dhënë ministri një subjekti me tre deputet. Sipas tij, varësia e Qeverisë ndaj Listës Serbe është e frikshme.
“Qe 17 vite ne kemi Qeveri dhe asnjëra nuk e ka sjell në Kuvend Ligjin për Qeverinë sepse secila që vjen për hirë të pushtetit bën çfarë të doj me organizimin e qeverisë. Ajo fjala e famshme e Ramiz Lladrovcit që ligji është si llastiku, kjo vlenë për qeverinë.
Kemi një varësi të frikshme të kësaj Qeverie nga Lista Serbe dhe drejtpërdrejt këshillat që i jep Beogradi Listës. Pse nuk pati asnjë reagim të Qeverisë për takimin e Listës Serbe me partinë e Putinit në Rusi”.
“Këtu po dëgjojmë se po zihet kryeministri me LDK-në se kush e la Kosovën pa ushtri. Ne vendimin për ushtrinë e kemi përpara dhe kot ne grindemi kush e parandaloi. Kryeministri duhet të na tregoj se cila është iniciativa për më tutje pasi në tavolinë janë vetëm dy mënyra, siç është ajo me Kushtetutë dhe ajo me Ligj”.