Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, e cilësoi “vjedhje” vendimin për mbajtjen e seancës një orë para asaj të thirrur nga opozita.
“Ishte një lloj ‘vjedhje’ e seancës, sepse ne e caktuam në orën 10 dhe kryeministri intervenoi që ajo të mbahet para seancës tonë. Qëllimi i tij ishte që pas shantazhit që ia ka bërë presidentit, na e dimë stilin qysh shantazhon. Ai i ka thënë Ramush Haradinajt se ta rrëzojë qeverinë, 57 vota i ka opozita dhe vetëm me 4 deputetë e shantazhon Ramushin. Ai i shkreti qaq shumë e do pushtetin, saqë është në gjendje me i bo të gjitha”.
Konjufca thotë se presidenti Thaçi ka mbetur pa tri elemente: pa mandat, pa ekip dhe pa platformë, raporton Ekonomia Online.
“Unë mendoj që shumë mirë që Hashim Thaçi ka mbetë vetë atë ditë dhe aktualisht presidenti është pa tri elemente kryesore: është pa mandat, është vetë, mandati ia ka marrë mandatin qeverisë se Ramushi nuk guxon me bo zo se ia rrëzon qeverisë, nuk ka ekip dhe nuk ka platformë. Ku do me shku pa këto elemente bazike”.
“Sa i përket bojkotit që i keni bo seancës së opozitës, kjo nuk ndodh askund në botë. Ju po pritni na me ardhë në seancën e juj dhe me u nënshtru, nuk keni me pa atë film, opozita nuk nënshtrohet”.
“Unë mendoj që me u mbajt kjo seancë që ju e ndërprit qëllimisht me u votu qajo rezolutë, vetëm në këto kushte opozita pajtohet me vazhdu jetën parlamentare”.