Kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar zgjedhjen e Donald Trump si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës [SHBA] në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Konjufca në telegrafin e urimit tha se SHBA-ja është kryealeati i Kosovës, që ndajmë vlerat, synimet dhe interesat e përbashkëta.
“Urime të përzemërta z. Donald Trump për fitoren e tij në këto zgjedhje presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Mezi pres që të fillojmë punën me administratën e re amerikane, për të thelluar edhe më tutje raportet tona të shkëlqyera. ShBA-ja është kryealeati ynë, me të cilin ndajmë vlerat, synimet dhe interesat, të cilat jam i bindur se do t’i shtyjmë përpara edhe më tutje gjatë mandatit të presidentit Trump”, ka shkruar Konjufca.