Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar ukrainasit për Ditën e Pavarësisë së tyre pas shkëputjes nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova është me ukarinasit.
“Ky përvjetor përkon me ditët më të rënda, kur Ukraina mbush gjashtë muaj nga përballja me pushtimin e egër rus dhe me shiun e pandërprerë të bombave të Putinit”.
“Duke u rreshtuar me SHBA-në, BE-në, Mbretërinë e Bashkuar, NATO-n dhe botën demokratike kundër agresionit të Rusisë, Republika e Kosovës është shprehur fuqishëm në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës”, ka thënë Konjufca.