Nxënësit dhe studentët e komunitetit rom, mund të konkurrojnë në konkursin për marrjen e bursës për studime deridiplomike dhe postdiplomike nga ana e UKM. Universiteti ndanë 10 bursa studimi deridiplomike dhe pesë për studime pasdiplomike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë sot e kumtoi Samka Ibraimovski nga kabineti i ministrit të arsimit, i cili është i angazhuar për zbatimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Maqedoni, ndërsa në lidhje me konkursin për regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2017/2018 në Maqedoni.
UKM-Shkup vepron sipas kësaj me qëllim për të përfshirë multikulturalizmin në institucionin arsimor.
Bursistët kanë të drejtë të studiojnë në cilin fakultet që dëshirojnë. Përparësi kanë personat me status social-familjar të përkeqësuar.
Kandidatët që do të aplikojnë për bursë, duhet të dorëzojnë çertifikatë nga libri amë, vërtetim për shtetësi, katër dëftesa të mbarimit të shkollës së mesme, mirënjohje dhe rezultate tjera në aktivitetet arsimore, dokument për gjendjen materiale të studentit dhe të familjes së afër, gjegjësisht dokument për pranimin e të ardhurave të çdo anëtari të studentit dhe dy fotografi.
Kandidatët kanë afat deri 20 gusht. Rezultatet e bursistëve do të publikohen në afat prej pesë ditëve në faqen www.mit.edu.mk.