Konsullata e Kosovës në Iowa ngutet ta urojë Kurtin ende pa u zgjedhur kryeministër

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Konsullata e Kosovës në Iowa të SHBA- së, ka publikuar zgjedhjen e Albin Kurtit kryeministër, ende pa ndodhur diçka e tillë, e që më pastaj e kanë fshirë postimin.

Sot gjatë ditës, është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit ku Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i këtij institucioni.

Por që seanca për votimin e Qeverisë Kurti është thirrur të mbahet në ora 17:00, por si duket Konsullata e Kosovës në Iowa të SHBA’së, është nxituar sa i përket zgjedhjes së Qeverisë së re, e ku kanë publikuar në faqen e saj në Facebook që Kurti është kryeministri i ri i vendit.

Kjo Konsullatë ka shkruar në Facebook se Albin Kurti, lideri i subjektit më të madh në vend, është zgjedhur kryeministër i Republikës së Kosovës.

Por se a do të zgjedhe vërtetë Kurti kryeministër, pritet të shihet pas orës 17:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme