Konsumatorët nga Batllava, do të kenë reduktime

Prishtinë | 12 Mar 2017 | 09:14 | Nga

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” njofton konsumatorët se më 12 mars 2017, zonat të cilat furnizohen nga liqeni i Batllavës, gjatë ditës do të përballen me reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm.

E gjithë kjo pasi do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Batllavë dhe Albanik, stacionin e pompimit në Besi, Kodrën e Trimave si dhe në fabrikën e re në Shkabaj.

“Kjo ndërprerje e energjisë elektrike, sipas KUR “Prishtina”, është për shkak të punimeve të planifikuara nga ana e KOSTT.

KOSTT thotë se me datën 12.03.2017 (e diel) nga ora 13:30 deri në orën 15:00 do ta bëjë shkyçjen e seksionit të parë të zbarave 10 kV në TS 220/35/10 kV Podujevë (daljet J07 deri J17) si dhe daljet 35 kV (H01-H06). Reduktimet e pritshme 10 MW.

“Po ashtu, të njëjtën ditë, nga ora 15:00 deri në orën 16:30, do të bëhet shkyçja e transformatorit T2 (seksionit të dytë të zbarave 10 kV (daljet J18 deri J28)). Reduktimet pritet të jenë 8 MW.

Me datën 12.03.2017 nga ora 09:00 deri në orën 10:00 KOSTT do ta bëjë shkyçjen e seksionit të dytë të zbarave 10 kV në TS 110/10 kV Prishtina 5 (daljet J16 deri J27). Po ashtu, të njëjtën ditë, nga ora 11:00 deri në orën 12:00 do të bëhet shkyçja e seksionit të parë të zbarave 10 kV (daljet J05 deri J15). Në të dy rastet, reduktimet pritet të jenë nga 10 MW”, thotë KOSTT, sipas KUR “Prishtina.

Këto shkyçje bëhen për krijimin e kushteve të sigurisë gjatë implementimit të projektit AC/DC (invertorët) .

KUR “Prishtina” kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme