Nënat gjidhënëse të cilat konsumojnë alkool më lehtë mund të kenë fëmijë të cilët kanë probleme kognitive sesa ato që cilat atestojnë nga pirja e pijeve alkoolike.
Kështu ka dalë nga një studim i kryer në Australi, rezultatet e të cilit janë kompletuar pasi janë marrë për mostër 5 mijë e 107 fëmijë.
Poashtu edhe një pyetësor është mbushur nga nënat e tyre për të detajizuar nëse gjidhënia ka qenë e plotë, sa kanë konsumuar cigare gjatë shtatzënisë dhe sa kanë konsumuar alkool.
Të fëmijët nënat e të cilëve nuk kanë konsumuar fare alkool rezultatet kanë qenë më të mira, ndërsa situata ka qenë e keqe te rastet kur nënat kanë konsumuar alkool.
“Kjo ka rëndësi pasi që sugjeron se nuk ka nivel sigurie të alkoolit për konsumim te një nënë që ushqen fëmijën me gji”, ka thënë autorja e studimit Lousia Gibson.
“Opsioni më i sigurt për nënën gjidhënëse është që të abstenojë nga alkooli derisa fëmija i saj në tërësi të largohet nga ushqyerja me qumësht gjiri”.