Konsumoni çdo ditë kos!

Prishtinë | 04 Jan 2024 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Kosi është një produkt që ndihmon në parandalimin e rrritjes së presionit të gjakut.

Sipas një studimi tW kryer te femrat, rezultoi se gratë që konsumonin kos të paktën 5 herë në javë e kishin parandaluar me 20 % rritjen e presionit të gjakut, në krahasim me ato gra që nuk hanin kos, apo konsumonin vetëm një herë në jave.

Nga studimi u vu re gjithashtu se nëse kosi shoqërohet me fruta të freskëta apo me fruta të thata, efekti ishte akoma më i dukshëm sepse e redukton rrezikun e rritjes së presionit të gjakut me 31 %.

Ky efekt pozitiv që ka kosi dyshohet se vjen si pasojë e baktereve që gjenden në të dhe kanë aftësinë të ulin kolesterolin.

Edhe pse ende nuk është shpjeguar saktësisht, se pse kosi e shkakton këtë efekt, ka dyshime të tjera që lidhen me faktin që ai ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme