Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, bën të ditur se Gani Lahu është bërë pjesë e kësaj partie.
Kurti tha se Lahu është një kontabilist dhe auditor i certifikuar me përvojë si në punime studimore ashtu edhe në institucionet lokale e qendrore në vend.
“Ndër të tjera, ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave, ka punuar si këshilltar në kuvendin komunal në Vushtri dhe ka qenë pjesë e auditorit të brendshëm të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit rural”.
“Në luftën e UÇK-së ka marrë gradën major dhe ka qenë themelues i qendrës stërvitore të UÇK-së në ZOSh në Zhilivodë. Sot Ganiu dëshiron të bëhet pjesë e Lëvizjes duke kontribuar në programin tonë për bujqësinë”, ka shkruar Kurti në Facebook.