Sipas një studimi të publikuar në revistën “Geological Society of America’s Journal” thuhet se shkencëtarët mendojnë që “Zealandia”, 94 për qind e së cilës është nën ujra, në jugperëndim të Oqeanit Paqësor, mund të jetë kontinenti i 8-të në botë.
Zealandia është rreth 5 milionë kilometra katrorë dhe është sa dy e treta e territorit të Australisë.
Veriu i Zelandës së Re, Ishulli Jugor dhe Caledonia e Re është pjesë e saj.
Studiuesi Nick Mortimer, i cili ka kryesuar këtë analizë, thotë se shkencëtarët kanë më shumë se 20 vite që punojnë për studimin e Zealandia-s.
Duke vënë në dukje se shtimi i emrit të Zealandia-s në listën e kontinenteve është më shumë se një shtim listë, Mortimer në vijim ka thënë: “Ky kontinent ka mbetur poshtë ujit, por nuk është thyer. Kjo gjë është e rëndësishme për studimin dhe zbulimin e thyerjes së kores së kontinenteve dhe bashkimit të tyre”.