Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të gjerë policor me bashkëpunim ndërkombëtar, i cili ka rezultuar me arrestimin e tetë (8) personave të dyshuar, për përfshirje në raste të kontrabandës me emigrantë, transmeton Ekonomia Online.
Operacioni policor, i bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Departamenti Kundër Krimeve të Rënda, është realizuar nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, i asistuar edhe nga njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës.
Sipas një komunikate të Policisë së Kosovës si rezultat i planifikimeve dhe veprimeve operacionale policore, janë kryer shtatë (7) kontrolle në disa lokacione që shtrihen në rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës si në Prishtinë, Pejë, Gjakovë dhe Ferizaj, ku në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:2 pasaporta të shteteve të ndryshme,
Në komunikatë thuhet se këtij operacioni policor i ka paraprirë edhe një bashkëpunim i vazhdueshëm ndërkombëtar me autoritetet policore të shteteve të ndryshme të rajonit duke përfshirë edhe Slloveninë, nën asistimin dhe koordinimin e EUROPOL-it, në të cilat po ashtu janë realizuar operacione policore me karakter të njëjtë.
Me vendim të prokurorit kompetent të gjithë personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.