Kontrabandoi katër shtetas të huaj me veturë, policia e kërkon të dyshuarin

Prishtinë | 18 Sht 2026 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Një person dyshohet të ketë kontrabanduar katër shtetas të huaj në Gjilan.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se me veturë kishte kontrabanduar katër viktima meshkuj shtetas të huaj. I dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar’, thekson policia.

Të ngjashme