Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar, dy shtetas shqiptar dhe dy arab pasi që të njëjtit kanë kryer veprën penale kontrabandim me migrantë.
Arrestimi i tyre ka ndodhur në Drenas, pasi policia u kishte gjetur në rimorkion e kamionetës 24 persona shtetas të Sirisë.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj dy SH/Shqiptar dhe dy Arab/Irak, pasi që në rimorkion e kamionetës së tyre janë takuar -gjetur, njëzetë e katër (24) persona shtetas nga Siria të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë me qëllim të dalin në shtetet e BE-së. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.