Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtet formimin e Kosovës prezantohet në Cyrih
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, nesër më datën 21 janar në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës, Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, më rastin e 13 vjetorit të vdekjes së Presidentit Dr. Ibrahim Rugova hapin ekspozitën me karakter historik “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtet formimin e Kosovës” me bashkautor Dr. Sadik Krasniqi dhe z. Besnik Rraci.
Me këtë rast, zv. Kryeministri i Kosovës njëherësh Ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi që ka përkrahur këtë ekspozitë, u shpreh se “kjo ngjarje përkon edhe me frymën e veprimtarisë të Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë. Në përvjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova, u themelua edhe zyrtarisht Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, që është hallka më e rëndësishme pas pavarësimit të Kosovës, ideal për të cilin Presidenti ia kushtoi tërë jetën dhe karrierën e tij politike”.