Kontrolli i naftës, MTI e Dogana kundërthënëse

Prishtinë | 20 Nën 2016 | 10:34 | Nga

Karburantet nuk po kontrollohen në pikën kufitare. Sipas, Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, kjo është shkaku i një cilësie të dobët të karburanteve në vend.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, ka pohuar për Tribuna Channel, se një kërkesë të tillë për kontrollim të cilësisë së naftës në kufi, ia kanë drejtuar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që tri vite.

E Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes postës elektronike kanë bërë të ditur se përgjegjëse për kontrollimin e karburanteve që hynë në pikat doganore është Dogana e Kosovës.

“Për karburantet të cilat hyjnë nëpër pikat doganore përgjegjëse për kontrollin e këtyre karburanteve është Dogana e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MTI-së.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme