Policia e Kosovës po zhvillon planin e bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës për mbrojtjen e infrastrukturës rrugore.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë se Infrastrukturës, në krijimin e pikave të kontrollit të përbashkëta. Në Planet Operative përfshihen pika të kontrollit në regjione të ndryshme.
Edhe në Njësitin për Kontrollin e Autostradave krijohen pika të tilla kontrolli, dhe mund të jenë edhe më tepër se pesë pika gjatë muajit.
Aktualisht po ndalen kamionët transportues të dyshuar se do të kenë mundur të tejkalojnë peshën e lejuar për qarkullim në autostradë.
Infrastruktura rrugore mund të dëmtohet nga bartjet e peshave të tepërta, dhe mund të ndikojnë edhe në sigurinë rrugore.
Kontrollet e Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës në intervale të vazhdueshme po e kryejnë punën e tyre në ruajtjen e infrastrukturës rrugore. Qytetarët duhet të jenë më të kujdesshëm në trafik dhe t’i kontribuojnë sigurisë në trafikun rrugorë.