Konviktet – vendi i sfidave dhe i kujtimeve të këndshme

Prishtinë | 04 Mar 2018 | 10:10 | Nga

Tre shtretër ngjitur afër njëri-tjetrit, një tavolinë pune, një frigorifer e një dollap për rroba janë disa nga orenditë në dhomën me numër 150 në konviktin numër 5 në Qendrën e Studentëve.

Të tilla orendi zënë vend pothuajse në çdo dhomë të konvikteve të kësaj qendre, në të cilën janë të vendosur afro 4 mijë studentë që vijnë nga e gjithë Kosova, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zgjimi herët, ushqyerja në mensë, shkuarja në fakultet e më pas leximi në biblioteka të konviktit është itinerari i njëjtë i pothuajse të gjithë banorëve të qendrës.

Tash e pesë muaj Fatjona Geci dhe Trëndelina Veliu nga Skenderaj janë banore të konviktit numër 5.

Përveçqë kanë qenë bashkë në gjimnaz ato i ka bashkuar edhe jeta studentore, duke u bërë cimere në dhomë dhe kolege në të njëjtin fakultet.

Të ngjashme