Një konvoj i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i cili thuhet të ketë hyr gabimisht në pjesën veriore të Mitrovicës, duke e habitshme për ish-ushtarakun, Hysen Gecaj, i cili në intervistën për Ekonomia Online tha se nuk duhet të ketë asnjë hapësirë gabimi nga ushtarët.
Gecaj e ka shpjeguar se si nuk mund të ndodhin këto veprime.
“Pak sa i befasuar me të gjitha ato çka po shohim mediat rreth kësaj situate për shkak se vet kam qenë pjesëtar i FSK-së për një kohë të gjatë por edhe një ish ushtarak edhe më herët dhe e di shumë mirë që kur një trup ushtarake merr detyrë ajo që me kohë i precizon edhe marshutën se nga do të shkojë ajo njësi apo grup ushtarak dhe cilat janë detyrat konkrete të saj, aty nuk lihet asnjë hapësirë për gabime”, tregoi Gecaj për Ekonomia Online.
Një gabim i tillë, siç e kanë quajtur nga Forca e Sigurisë së Kosovës pasi u raportua për hyrjen e konvojit aty, Gecajt i duket e befasishme, marrë këtu shkas se ushtarët janë të përgatitur profesionalisht.
“Tani të thuhet që është bërë një gabim i tillë po më duket pak e pa besueshme për shkak se e di që pjesëtarët e FSK janë të përgatitur shumë mirë dhe unë mendoj që në kuptimin profesional ata nuk do të bënin gabime të tilla, lëshime të tilla. A mund të jetë kjo një informacion i gabuar në opinion ose një manipulim me një veprim të FSK-së, ato janë çështje tjera të cilat nuk i di sepse nuk jam aty. Por nuk më duket informata në opinion që është shumë reale në përputhje me atë se çka mund të ndodh”, u shpreh ish-ushtaraku.
Gjithë kjo, sipas Gecajt mund të ndodhë edhe prej ndonjë papërgjegjësie të përgjegjësve të FSK-së.
“Është e vështirë që eprorët nënoficerët të FSK-së të bëjnë gabime të tilla, ata gabime të tilla mund të bëjnë vetëm nëse u urdhërohet të bëjnë diçka të tillë. Në këto raste mund të bëhet gabim po them në thonjëza sepse ata i bëjnë përgatitjet me kohë të detajuar dhe është e vështirë të ndodh që të bëhen gabime, ose mund të jetë një lojë për të cilën nuk dimë ne pse bëhet në këtë mënyrë, e dikujt prej instancave më të larta ose thjeshtë është një papërgjegjësi e ndonjërit prej përgjegjësve në FSK”, përfundoi ish ushtaraku.
Nëpërmjet një komunikate për media FSK ka treguar se “Forca e Sigurisë së Kosovës njofton publikun që sot me datë 16.10.2025 në ora 10:30, gjatë lëvizjes së konvojit të FSK-së nga Istogu për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë, pjesëtarët e FSK-së me automjete e kanë ngatërruar drejtimin e lëvizjes”.
