Korçë, vritet në banesë emigranti

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Një emigrant i kthyer vetëm pak ditë më përpara në Korçë, nga ShBA-ja, u gjet i vrarë në banesë e tij me dy plumba në trup.

Trupin e pajetë të Gramoz Nakos, 57 vjeçar, e gjeti bashkë shortja e tij, kur ë shtë futur në banesë . Policia kreu hetimet dhe dyshon për ndonjë grabitje të mundshme. Ajo sekuestroi në vendin e ngjarjes tre gëzhoja arme, por jo armën e krimit. Banesa e viktimës ndodhej në lagjen numër shtatë të qytetit të Korçës.

57 vjecari, babai i dy fëmijëve ishte kthyer nga Amerika vetëm pak ditë më parë për të vizituar vëllanë e tij që e kishte të sëmurë, raporton Tch.

Ai ishte baba i dy fëmijëve dhe në Shqipëri ishte shoqëruar vetëm nga bashkëshortja, e cila nuk ndodhej në banesë në momentin e krimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme