Korea e Jugut duhet të paguajë për tragjedinë e tragetit Sewol

Prishtinë | 19 Kor 2018 | 11:00 | Nga

Një gjykatë e Koresë së Jugut ka vendosur se qeveria duhet të paguajë kompensim për viktimat e fatkeqësisë së tragetit Sewol.

Është hera e parë që një gjykatë thotë se shteti është përgjegjës për vdekjet. Sewol u mbyt në vitin 2014, duke shkaktuar 304 viktima, shumica prej tyre nxënës shkolle.

Disa të afërm të viktimave kishin hedhur poshtë një ofertë të mëparshme dëmshpërblimi, duke këmbëngulur se përgjegjësia e shtetit duhej të provohej.

“Gjykata pranon përgjegjësinë në kompensimin e paditësve, pasi neglizhenca nga shteti dhe Cheonghaejin Marine Co. ka rezultuar në aksident”, tha gjykata të enjten sipas agjencisë së lajmeve Yonhap.

Gjykata ofroi 177 000 dollarë kompensim për çdo pasagjer që ka vdekur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme