Korea e Jugut fik megafonët e propagandës

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 14:42 | Nga

Koreja e Jugut ka fikur rrjetin e megafonëve të vendosur përgjatë kufirit me Veriun komunist dhe të përdorur si mjet informacioni për t’u treguar koreano-veriorëve se në ç’regjim jetojnë.

Vendimi i marrë nga Seuli është argumentuar me zbutjen ndjeshëm të tensioneve mes dy vendeve dhe mbërrin para takimit të nivelit të lartë, që pritet të mbahet përgjatë kësaj jave.

Megafonët përdoren për të transmetuar me zë të lartë nga muzika koreano-jugore e deri tek lajmet kritike për Korenë e Veriut.

Edhe vetë Peniani ka përgjatë kufirit të tij një rrjet të tillë propagandistik me mijëra megafonë, ku gjithashtu luan muzikën vendase dhe transmetohen edicione informative qortuese për “kapitalistët” jugorë.

Deri më tani, vetëm Seuli ka njoftuar` heqjen e spinës së propagandës, ndërsa nga Peniani nuk ka asnjë informacion nëse do të ndërmerret e njëjta masë apo jo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme