Policia kufitare parandalon një rast të kontrabandës me mallra

Prishtinë | 24 Mar 2022 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje në Kaçanik, konkretisht zyrtarët policor nga stacioni për mbikëqyrje kufitar në Muqivercë, me  qëllim të parandalimit dhe zbulimit të kontrabandës, sot në ora 04:55, në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, afër vijës kufitare me Serbinë, kanë arrit ta ndalin vozitësin e automjetit mashkull kosovar me iniciale (V.A,), i cili përmes rrugëve ilegale, me automjetin dhe mallrat tjerë, nga territori i Serbisë ka hyrë në territor të Republikës së Kosovës me qellim të kontrabandës së mallrave si në vijim.

Një automjet Furgon Renault Trafik, me targa të huaja, (automjeti kishte qenë iç’lajmruar në vendin e origjinës) dhe dy biçikleta elektrike.

Mallrat e konrtrabanduara janë konfiskuar dhe dorëzuar doganës.

Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin e Shtetit janë koordinuar veprimet e mëtejme policore, përderisa i dyshuari është  liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme