Korea e Jugut me masa të reja për parandalimin e COVID-19

Prishtinë | 22 Gus 2020 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Korea e Jugut ka njoftuar se ka ndaluar tubimet e mëdha, duke mbyllur edhe lokalet e natës, kishat, tubimet e tifozëve pas përhapjes së madhe të pandemisë COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë Park Neung-hoo njoftoi për hapat e ndërmarr për kontrollin dhe parandalimin e virusit pas raportimit të 332 rasteve të reja, transmeton Klan Kosova.

Aktualisht, në këtë vend janë 17 mijë raste aktive, ndërsa deri më tani kanë ndërruar jetë 309 persona.

Kurse, shumica e rasteve të reja raportohet të vijnë nga zona e dendur e Seulit, i cili ka shënuar rritje të madhe të intekfutarve në javët e fundit.

Ndërsa, kishat raportohet të kenë qenë një nga burimet kryesore të përhapjes së virusit në zonën e Seulit, të cilat tashmë janë mbyllur për praktikimin e riteve fetare.

Qeveria tashmë ka vendosur masa për distancimin shoqëror në Seul, këtë javë pas rezistimit për muaj me radh rreth shqetesimeve ekonomike.

Klubet e natës, baret, restorantet, lojërat kompjuterike janë ndaluar në zonat më të mëdha në kryeqytetin korean, gjithashtu janë ndaluar edhe tubimet e tifozëve në ndeshjet e bejsbollit dhe futbollit, vetëm pak kohë kur klubet ishin lejuar të shesin biletat për shikimin e takimeve në këtë vend.

Të njëjtat masa priten të zbatohen në të gjithë vendin nga e diela.

Të ngjashme