Korea e Veriut nxjerr kushte për denuklearizim

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Korea e Veriut tha se nuk do të heqë dorë nga armët e veta bërthamore, nëse Shtetet e Bashkuara nuk e largojnë kërcënimin e tyre bërthamor.

Deklarata e transmetuar nga agjencia verikoreane e lajmeve KCNA vjen në kohën e bllokimit të negociatave midis Uashingtonit dhe Koresë së Veriut për procesin e denuklearizimit dhe heqjen e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Phenjanit.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe presidenti i Shtetetve të Bashkuara, Donald Trump, janë takuar më 12 qershor në Singapor, ku kanë thënë se synojnë denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean, por nuk kanë dhënë detaje se si dhe kur do të ndodhë procesi.

Negociatat midis palëve kanë ngecur që nga takimi Trump-Kim.

Uashingtoni do që Phenjani të japë llogari të qartë për objektet bërthamore dhe raketore që do të inspektohen dhe çmontohen me një marrëveshje potenciale.

Koreja e Veriut këmbëngul që fillimisht t’i hiqen sanksionet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme