Ministrat e Mbrojtjes të Koresë së Veriut dhe të Shteteve të Bashkuara diskutuan të ardhmen e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ato do të marrin fund.
Trump e bëri njoftimin befasues pas takimit të tij me udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, të martën në Singapor.
ShBA tha se aleanca saj me Seulin – i cili gjithmonë ka thënë se stërvitjet janë thelbësore – është “e veshur me hekur”.
Në Korenë e Jugut janë të vendosur rreth 29,000 ushtarë amerikanë dhe çdo vit të dyja vendet kryejnë stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë, shpesh të quajtura lojëra lufte.
Ushtrimet e ardhshme kanë qenë të caktuara për në vjeshtë.
Por, pas bisedimeve me Kimin, Trump i përshkroi ato si “shumë provokative” dhe tha se duhet të marrin fund.
Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Song Young-moo, bisedoi me homologun e tij amerikan, James Mattis, rreth stërvitjeve.
Të dy ranë dakord të “vazhdojnë përpjekjet për të ofruar mbështetje për mbrojtjen, bazuar në aleancën e fortë të Koresë së Jugut me ShBA-në”, tha Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut.