Korea Jugore ofron bisedime me Korenë Veriore për Olimpiadë

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 10:39 | Nga

Koreja Jugore ka ofruar bisedime të nivelit të lartë me Korenë Veriore lidhur me pjesëmarrjen e verikoreanëve në Lojërat Olimpike Dimërore, që muajin e ardhshëm zhvillohen në Pieonçang.

Ministri për ribashkim i Koresë Jugore, Cho Myoung, sot ka propozuar takim të dy delegacioneve në fshatin kufiztar Panmunjom, në zonën e çmilitarizuar.

Ky do të jetë takimi i parë i të dy palëve në më tepër se dy vjet.

Ministri Cho ka thënë se derisa bashkëpunimi olimpik do të jetë në fokus të bisedimeve, në ato, po ashtu, mund të diskutohet për përmirësimin e raporteve të tensionuara ndërmjet dy Koreve.

Kjo ofertë e jugkoreanëve u bë një ditë pasi lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, e përmendi mundësinë e dërgimit të ekipit në Olimpiadë.

“Lojërat Dimërore që mbahen në Korenë Jugore do të jenë rast i mirë për vendin dhe ne sinqerisht mendojmë se lojërat do të jenë sukses”, ka thënë Kim, gjatë fjalimit të djeshëm me rastin e Vitit të Ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme