Korea Veriore ka kritikuar, sic ka quajtur, qasjen penduese nga Uashtingtoni gjatë bisedimeve për denuklearizim nga sekretari amerikan Mike Pompeo.
Kjo deklaratë erdhi pasi Pompeo tha për bisedimet me Korenë se ishin “produktive”. Ai tha se bisedat me zyrtarin e lartë Korean Kim Yong Chol, u zhvilluan me besim të plotë, dhe kjo është dicka positive.
Por, disa orë më vonë, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme koreane, tha se Uashingtoni ka dështuar të jetësojë frymën pozitivë në samitin në mes SHBA-ve dheKoresë muaijn e kaluar. Sipas deklaratës, SHBA-të akuzohen për kërkesa unilaterale ndaj denuklearizimit të Gadishullit.