Koreja e Jugut konfirmon valën e dytë të Coronavirusit

Prishtinë | 22 Qer 2020 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët shëndetësorë në Korenë e Jugut besojnë se vendi është futur në fazën e dytë të koronavirusit, pavarësisht që kohëve të fundit janë regjistruar shifra të ulëta.

Koreja e Jugut ka qenë storie suksesi në përballjen me Covid-19, por tani pritet që pandemia të vazhdojë edhe për disa muaj.

Drejtori i Qendrës së Koresë së Jugutu për Kontrollin e Sëmundjeve, Jung Eun-kyeong, ka thënë se faza e parë ka zgjatur deri në muajin prill.

Megjithatë që nga muaji maj ka pasë valë të rasteve të reja, përfshirë shpërthime të virusit në klubet e natës në kryeqytetin Seul, transmeton Klan Kosova.

Në mes të këtyre dy periudhave kohore, numri i rasteve të konfirmuara ka rënë nga pothuajse 1000 në zero infeksione të regjistruara për tri ditë me radhë.

Zyrtarët gjatë ditës së sotme thanë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 17 infeksione të reja.

Të ngjashme