Koreja e Veriut ka kryer testin e saj të gjashtë bërthamor, ka thënë ministri i Jashtëm i Japonisë.
“Qeveria konfirmon që Koreja Veriore ka përfunduar një test bërthamor pas ekzaminimit të informacioneve nga agjencia e motit dhe agjenci të tjera”, u ka treguar reporterëve, Taro Kono, shkruan BBC.
Televizioni publik i Koresë së Veriut ka dhënë një informacion se shumë shpejt ata do të bëjnë një njoftim të rëndësishëm.
Në anën tjetër sezimologët kanë vërejtur një dridhje në zonën ku Koreja e Veriut ka kryer testet e më hershme nukleare.
Dridhja është vërejtur pak orë pasi që lideri koreanoverior Kim Jong-un ishte pikturuar me atë që mediat shtetërore e kanë quajtur model i ri i bombës me hidrogjen.