Koreja e Veriut planifikon hedhjen e raketave brenda javësh

Prishtinë | 10 Gus 2017 | 08:41 | Nga

Koreja e Veriut ka thënë që po planifikon të hedhë katër raketa në afërsi të territorit amerikan në Guam, dhe se kjo do të ndodhë së shpejti. nga mesi i muajit gusht.

Sipas disa raportimeve raketat Hwasong-12 do të kalojnë mbi Japoni dhe do të bien në det rreth 30 km në afërsi te Guam, në qoftë se ky plan aprovohet nga Kim Jong-un.

Ai ka dënuar deklaratat e Donalt Trump, i cili ka paralajmëruar “zjarr e tërbim”, duke thënë që këto deklarata janë të paarsyeshme.

Ndërsa sipas raportimeve nga Guam, është bërë e ditur që shumica e personave në këtë vend nuk ndihen të rrezikuar ngaqë konsiderojnë kërcënimet e Kim Jong-un boshe, ngaqë një veprim i tille do të ishte vdekjeprurës për Korenë e Veriut

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme