Komuna e Prishtinës ka shkelur afatin ligjor për miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore, e cila sipas Qarkores Buxhetore të Ministrisë së Financave, do të duhej të aprovohej në Kuvendin Komunal më së largu deri më datën 30 qershor, shkruan sot Koha Ditore.
Aprovimi i këtij dokumenti është obligim ligjor për organizatat buxhetore, qendrore dhe lokale, pasi që përmes tij përcaktohen parashikimet e kufijve buxhetor për tre vjetët e ardhshëm.
Në lidhje me këtë ka reaguar organizata joqeveritare “INPO”, e cila monitorin punën e Komunës së Prishtinës, duke e quajtur një veprim të këtillë si neglizhencë dhe papërgjegjshmëri nga ana e organeve komunale të Prishtinës në zbatimin e obligimeve ligjore për planifikimin e politikave fiskale dhe financiare të komunës.