Shkencëtarët kanë zbuluar se viruset e ngjashëm me llojin që shkakton sëmundjen Covid-19 mund të mbijetojnë deri në tri ditë në pëlhura të veshura zakonisht.
Një studim nga Universiteti i de-Montfort në Leicester testoi koronavirusin në poliester, një përzierje poliesteri dhe pambuku dhe 100% pambuk.
Rezultatet tregojnë se poliesteri paraqet rrezikun më të madh. Mikrobiologia Katie Laird, e cila drejtoi studimin, tha se materialet, të cilat përdoren zakonisht në uniformat shëndetësore, përbëjnë një rrezik transmetimi.
Në studim, pikat e virusit të shtuara në inde u studiuan dhe shkencëtarët më pas monitoruan stabilitetin e virusit në secilin material për 72 orë.