Korrupsioni mbetet barrierë për bizneset, 76% e tyre s’kanë gjetur fuqi punëtore të shkathtë

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 11:16 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Korrupsioni u cilësua si njëra nga barrierat kryesore për bizneset e Kosovë, gjatë vitit 2017. 28.5% thonë se ky ishte njëri ndër problemet më të mëdha. Pastaj jo-qëndrueshmëria politike zë vend në mesin e barrierave që kanë pasur bizneset vendëse, 37.8% e tyre deklaruan këtë problem.

76% e bizneseve në vend kanë deklaruar se kanë pas mungesë të fuqisë punëtore të shkathtë, raporton Ekonomia Online

61% e bizneseve kanë thënë pasur problem të mëdha me “konkurrencën jo lojale nga ekonomia e hirtë”. Pastaj 51% e tyre kanë pasur problem me energjinë elektrike e kamatat e larta dhe kostot shtesë për transaksionet bankare.

Vështirësi kompanitë kosovare hasin edhe në “të dëshmuarit e standardeve ndërkombëtare” si rezultat i kostove të larta që ato kanë 21.3%, pasuar nga mungesa e ligjeve adekuate të fushës së ekonomisë.

19.2% që për katër vite me radhë vihet në dukje nga komuniteti i biznesit, për të përmbyllur këtë cikël të barrierave me rregulloret, procedurat e shumta dhe burokratike nga ana e Doganave të Kosovës 15.8%.

Këto të dhëna u bënë publike nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK). Kjo analizë u realizua për herë të katërt ka realizuar studimin “Bottleneck” me qëllim identifikimin e barrierave që pengojnë të bërit biznes.

Safet Gërxhaliu, kryetar i OEK, tha se të gjeturat do t’i paraqiten Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve relevante, në mënyrë që të gjithë së bashku të mund të punojmë për përmirësimin e klimës së biznesit.

Kjo sipas tij, jo vetëm për investitorët e huaj, por edhe për kompanitë kosovare, për t’i ndihmuar ato të rriten dhe të zhvillohen, raporton EO.

“Të gjeturat janë produkt i dialogut mes OEK dhe bizneseve. Ne kohe kur agjenda politike është e ngarkuar mbetet pak hapësirë për aktivitete ekonomike. Është fjala demarkacion, asociacion dhe termi liberalizim. Kjo e ka ngulfatur ekonominë. OEK që nga viti 2013 publikon studimin mbi klimën e biznesit, studimi ofron informata të dobishme”.

“Sundimi i rendit dhe ligjit, nëse s’ka forcim do të jetë e pamundur te eliminohet ekonomia jo formale. Energjia elektrike, duhet të përdoren modele që janë pozitive në rajon e më gjerë, problemi me furnizim ti takojë të kaluarës. Integrimi ekonomik është parakusht për integrimin politik. Të përmirësohet bilanci i pagesave”.

“Mbështetja e bizneseve në digjitalizim, duhet të ketë mbështetje institucionale. Shumica e bizneseve s’kanë plan biznesi dhe kjo është pengesë. Shpresoj që në të ardhmen bashke me MTI të jemi mbështetës në këtë aspekt. Duhet te avancohet partneriteti me bankat në Kosovë. BQK duhet të rris kontrollin ndaj bankave komerciale. Kemi dro që është krijuar tradite që subvencionet shkojnë në adresa te njëjta, kjo do të jetë sfidë kryesore”.

Sytrime Dervisholli, nga Departamenti i Tregtisë në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, tha se 60 kompani kanë arritur të certifikojnë produktet e tyre e të jenë  konkurrent në rajon e Evropë.

Por ajo pranon se mbesin edhe shumë sfida të përmendura edhe në raportin e OEK.

“Jemi dëshmitar që jo secili biznes është në gjendje te jetë i konkurrueshëm. Do të mundësojmë tregjet e reja, përmes organizimit të panaireve kemi pasur rezultate pozitive si lidhja e kontratave me bizneset kosovare”.

“Besoj që shumë shpejt do të dalim me rekomandime për institucionet. Kemi mbi 60 kompani që kanë arritur të certifikojnë produktet e tyre dhe kanë arritur të jenë konkurrent në rajon e Evropë. Mungesa e stafit të kualifikuar, për kompanitë është problem se si te gjejnë personin e duhur për sektorin e caktuar”.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, tha se sado që është punë në zvogëlimin e informalitetit, kjo mbetet pengesë për tatimpaguesit.

Sipas tij, kjo dukuri dëmton bizneset, buxhetin e shtetit dhe ndikon ne dobësimin e infrastrukturës së shtetit.

“Është intriguese pyetja cilat janë barrierat për bizneset. Rezultatet e studimet janë reale, por mbi të gjitha është mirë që ofrojnë rekomandime për institucionet. Këto biznese e radhisin barrierë konkurrencën jo-lojale në ekonominë e hirtë. Sado që është punë e madhe në zvogëlimin e informalitetit kjo mbetet pengesë për tatimpaguesit. Kjo dukuri dëmton bizneset, buxhetin e shtetit dhe ndikon ne dobësimin e infrastrukturës së shtetit”.

Bahri Berisha, drejtor në Doganën e Kosovës, tha se  sfidë për ta mbetet ekonomia joformale sidomos në pjesën veriore të vendit.

Po sipas tij, Kontrabanda që është duke u zhvilluar atje përmes vijës së gjelbër është shumë më e vogël.

“Është sfidë edhe për ne çështja e ekonomisë së zezë joformale e sidomos në pjesën e Mitrovicës veriore. Atë që dua të ju siguroj që sot ka shumë më shumë kontroll. Kontrabanda që është duke u zhvilluar atje përmes vijës së gjelbër është shumë më e vogël, por prapë është prezent”.

“Besoj që gjatë këtyre viteve dogana ka bërë hapa pozitivë në krijimin e lehtësirave tregtare por normalisht që ka hapësirë për përmirësimeve. Përkundër atyre që kemi bërë deri sot ka nevojë për të bërë edhe më shumë”.

“Ne kemi takime të rregullta me bizneseve  nuk kemi kërkesa specifike por ne mundohemi që t’i lehtësojmë procedurat. Ne do të vazhdojmë dhe presim që në mënyrë specifike të na i adresoni barrierat tuaja”.

 

Të ngjashme