Jemi dy xhiro larg përfundimit të Ligës Premier dhe lëndimi i Laurent Koscielnyt nuk do të jetë ndonjë mungesë e madhe për Arsenalin.
Por, mbrojtësi 32-vjeçar do të jetë mungesë e madhe për Përfaqësuesen e Francës në Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’.
Koscielny ka përfunduar operimin në thembër dhe do të jetë jashtë fushës së blertë për rreth gjashtë muaj.
E gjitha kjo është konfirmuar nga trajneri Arsene Wegner, i cili ka njoftuar tifozët se nuk do të shohin në fushë kapitenin e tyre deri në fillim të dhjetorit.
Mbrojtësi është lënduar në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Evropës ndaj Atletico Madridit.
Dy ndeshjet e mbetura të Topçinjve në Ligën Premier janë ndaj Leicester Cityt dhe Huddersfield.
Mungesa e tij është një humbje e madhe për Francën në Kupën e Botës.