KOSID: “Kosova e Re” me pasoja negative për ekonominë e ambientin, mund të kushtojë deri 4 miliardë €

Prishtinë | 25 Pri 2018 | 15:19 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), në  një konferencë për medie ka prezantuar gjetjet nga analiza e marrëveshjeve të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës me Contour Global për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’, si dhe ndikimet që këto tetë marrëveshje do të i shkaktojnë vendit.

KOSID ka kundërshtuar vendimin për procedimin me ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” për shkak se sipas tyre i njëjti jo vetëm që nuk do të sigurojë pavarësi të furnizimit por do të dëmtojë shëndetin, mjedisin dhe të ardhmen evropiane të sektorit energjetik në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Dardan Abazi, hulumtues në KOSID, tha se ky termocentral do të lërë gjurmë negative në ekonominë e vendit, xhepat e qytetarëve dhe integrimit evropian të Kosovës.

“Janë tri impakte të mëdha por ka aq shume ndikim kjo marrëveshje, aq shumë do të lënë gjurmë ne ekonomine kosovare, në xhepat e qytetarëve të Kosovës dhe do të lë gjurmë të pashlyeshme ambientin e kosovës dhe në agjendën evropiane. Kemi grupuar në tri mpakte të mëdha që kanë  të bejë me impaktin financiar dhe ekonomik, mjedisor dhe në rrugën e integrimit të Kosoës në Bashkimin Evropian, sepse kemi konsideruar se në këto tri rrafshe marrëveshja bjen në mënyrë spektakolare nga provimi dhe i jep koosvës një lloj burgu edhe financiar edhe të integrimit por edhe në pjesën e mjedisit”.

Abazi vlerësoi se kjo kontratë është anti evropiane dhe kundër parimeve të tregut.

“Një kontratë e tillë është anti evropiane, anti vleraevropiane. Në rastin e ‘Kosovës se Re’ ajo do te ketë të garantuar edhe lëndë e parë, tregun e shitjes që është në kundërshtim me parimet e tregut. Do të jetë në kundërshtim me parimet e tregut dhe autoriteti i konkurrencës duhet të vihet në veprim. Marrëveshja nuk garanton realizimin e standardeve të fundit të mjedisit, ka paqartësi rreth menaxhimit të pluhurit, ka kosto të lartë mjedisore”.

Linda Shuku, hulumtuese në KOSID, tha se në analizën e tyre kanë marrë parasysh skemën e financimit 70 % përmes kredisë dhe 30 % përmes investimit privat.

Sipas saj me këtë skemë të financimit atëher i bie diku rreth 910 milionë euro duhet të sigurohen përmes kredisë ndërsa 390 milionë euro duhet të sigurohen përmes investimeve private.

Shuku ka thënë se nëse merret për bazë norma e interesit prej 7.5 %  për investim nga kredia, kostoja totale e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” do të kap vlerën e rreth 3 miliardë euro, e jo 1.3 miliardë euro sa është deklaruar. Ndërsa sipas saj nëse merret për bazë norma e interesit prej 18.5 % kostoja e ndërtimit të termocentralit do të jetë rreth 4 miliardë euro.

“Mirëpo nëse merret si kosto totale aq sa është deklaruar deri tani rreth 1.3 miliard euro dhe nëse pjesa pjesa e financuar përmes kredisë është 910 milionë euro dhe duke marrë parasysh se në këtë kohë ne nuk e dimë sakt se cila do të jetë norma e interesit e aplikueshme në kredi”.

“Kemi marrë për bazë edhe senarion e normës së interesit prej 18 % dhe në qoftë se kjo senario realizohet atëherë kostoja totale e ndërtimit të termocentralit do të kap vlerën  rreth 4 miliardë euro.  Me normë të interesit 7.5 % për investim nga kredia si dhe me një periudhë të kthimit prej 3 vite nga investitori privat, kostoja totale e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” do të kap vlerën e rreth 3 miliardë euro, kosto kjo që është disa herë më e lartë se ajo që deklaruar, 1.3 miliardë euro”.

Burim Ejupi, poashtu nga KOSID ka thënë se Kosova duhet të largohet nga kjo kontratë. Sipas tij më mirë është të paguhen 19 milionë euro që parashihen si dëmshpërblim nga tërheqja e kontratës sesa të ketë dëme edhe më të mëdha.

“Ne jemi kundër këtij projekti, nëse Kosova largohet nga kontrata dëmi është 19 milionë euro, është më mirë të paguhet ky dëm se të shkaktohen dëme tjera. Nëse ndërtohet do ta prish tregun”.

 

 

 

Të ngjashme