Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se tani është koha që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezën e negociatave.
Në ditën e 50 vjetorit të zbarkimit të anijes amerikane “Apollo 11” në Hënë, Kosnett ka thënë se eksplorimi i hapësirës është një arritje e madhe dhe e papërfunduar.
“Eksplorimi i hapësirës është një arritje e madhe dhe e papërfunduar. Arritje e madhe do të ishte edhe ndërtimi i një të ardhme paqësore në Tokë. Është koha që Kosova dhe Serbia ta gjejnë rrugën e tyre dhe të kthehen në tryezën e negociatave”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Ambasadorit Kosnett: