Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë për RTK-në, ka thënë se evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura është hap pozitiv dhe është mëse i natyrshëm për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse.
Ambasadori i ri amerikan thotë se ‘liderët kosovarë kanë folur se si Forcat e Armatosura do të mund të merrnin pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë shtetit, që Kosova e ka arritur pikën që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, mund edhe t’i kontribuoj asaj dhe se e tërë kjo është e mirëseardhur. Kështu ka deklaruar ambasadori Kosnett, në një intervistë ekskluzive për RTK-në, e cila do të transmetohet e plotë, sonte prej orës 20:10 në RTK1.
Ambasadori, në këtë intervistë flet edhe për taksën prej 100 për qind ndaj produkteve serbe, për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë dhe nëse ajo mund të prek çështjen e kufirit. Ambasadori i ri amerikan, rithekson se Kosova vazhdon të mbetet lartë në prioritetet e politikës së jashtme amerikane. Pra, sonte nga ora 20:10 intervista e ambasadorit të ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.