Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka folur përsëri për dukurinë e korrupsionit në vendin tonë.
Përmes një postimi në Twitter, Kosnnet ka thënë se luftimi i korrupsionit është detyrë e të gjithëve, dhe se askush nuk duhet të jetë i lirë nga hetimet.
Ai ka bërë thirrje që nëse dikush ka informacione për mashtrim në rekrutimin e punëtorëve në ambasadën e SHBA-ve, në prokurim apo programe, ta lajmërojë atë.
“ Luftimi i korrupsionit është detyrë e të gjithëve, askush s’duhet të jetë i lirë nga hetimet. Nëse dyshoni për mashtrim në punësimin e ambasadës amerikane, prokurimin ose programet, ne duam ta dijmë”, ka shkruar ai.
Ndryshe, ambasada amerikane nuk ka reaguar ende për aktgjykimin lirues në rastin “Pronto”, ani pse në të kaluarën kjo ambasadë ka qenë mjaft aktive në reagimet për gjykimet e rasteve të kësaj natyre.