Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett ka reaguar pas arritjes së kontingjentit të parë të vaksinave kundërCOVID-19 në Kosovë.
Ai në një postim në Twitter ka shprehur kënaqësinë për arritjen e vaksinave të para për Kosovën.
“I kënaqur që isha i pranishëm kur vaksinat e para të Kosovës arritën sonte. Shtetet e Bashkuara është një kontribuues krenare për iniciativën shumëkombëshe Covax. Së bashku ne mundemi. Vaksinohu”, shkruan Kosnett.
Ndryshe, sonte në ANP ka arritur kontingjenti i parë prej 24 mijë vaksinash në Kosovë.