Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philipp Kosnett, u ka bërë thirrje politikanëve kosovarë që të heqin dorë nga ofendimet. “Retorika politike në Kosovë – sikurse në vendet tjera – shpesh kalon në racizëm, seksizëm dhe homofobi”, ka thënë ai përmes Twitter. “Kjo i poshtëron ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë […]
Kosnett – politikanëve: Përqendrohuni te faktet, jo fyerjet

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philipp Kosnett, u ka bërë thirrje politikanëve kosovarë që të heqin dorë nga ofendimet.
“Retorika politike në Kosovë – sikurse në vendet tjera – shpesh kalon në racizëm, seksizëm dhe homofobi”, ka thënë ai përmes Twitter.
“Kjo i poshtëron ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë ato. Liderët kanë përgjegjësi që t’i kundërvihen kësaj shëmtie”.
“Fokusohuni në fakte, jo në fyerje” .











