Kosnett: Sikur me veteranët mund të manipulohet edhe me statusin e viktimave të dhunës seksuale

Prishtinë | 25 Pri 2019 | 11:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, gjatë një diskutimi në “Forumin FOL Hapur”, ka vënë dyshime se mund të manipulohet edhe në rastin e përfitimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës ashtu siç ndodhi në rastin e veteranëve për të cilët thotë se numri është shtuar jashtëzakonisht shumë dhe në mënyrë të dyshimtë, raporton Ekonomia Online.

“Një ligj që është të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, pjesëtarëve të UÇK-së iu ka dhënë status  viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Të mbijetuarit kanë filluar të lajmëron 20 vite pas luftës. Por ky amendament i është ngjitur një statusi i cili mohon dhënien e statusit të të prekurve pas qershorit 1999. A i kanë dëgjuar deputetët ata që janë prekur më së shumti nga ky ligj dhe a do t’i jap Kuvendi të njëjtat përfitime si veteranëve që numri i tyre është shtuar jashtëzakonisht shumë dhe në mënyrë të dyshimtë”, ka thënë Kosnett.

Ai ka folur edhe për punësimet partiake.

“Ka shumë raporte në Kosovë ku njerëzit marrin pozita qeveritare jo pse kanë kualifikime, por janë të lidhur familjarisht. Një anketë e kohëve të fundit nxori se 20 për qind e të anketuarve mendojnë se meritat janë çelës për hapjen e vendeve të punës në vend. Në ministrinë e pushtetit lokal shërbyesit janë përkushtuar se do fusin njerëz vetëm në baza të meritës. Këta zyrtarë janë të guximshëm. Transparenca dhe llogaridhënia gjatë punësimit janë arsyeja pse donatorët kanë rritë mbështetjen e tyre ndaj saj. Ky respekt për ligjin po bën që qytetarët të fitojnë drejtpërdrejt e jo vetëm disa politikan në Prishtinë”, tha ai.

Ndërsa për mosllogaridhënie dhe mos zbatim të ligjit nga zyrtarë publikë, Kosnetti bëri përgjegjës edhe qytetarët e Kosovës, sepse siç tha ai, çdo qytetar ose individ luan rol për sistemin e drejtësisë.

“Është përgjegjësi e qytetarëve për të marrë pjesë dhe siguruar që të gjithë njerëzit dhe institucionet i nënshtrohen dhe japin llogari ligjit që bazohet në mënyrë të drejtë. Senatori dhe prokurori, Robert Kenedi, e ka thënë se madhështia e ligjit janë krijuar jo vetëm përmes kushtetutës, gjykatës dhe zyrtarëve të ligjit por nga burrat dhe gratë që përbëjnë shoqërinë tonë. E pranoj se respektimi i ligjit paraqet vetëm një element të drejtësisë”.

“Në disa vende njerëzit rriten me idenë se tu ofrosh mundësi familjarëve është më e rëndësishme se çdo ligj abstrakt. Këtu ndoshta do ishte vend i mirë të them se ShBA ende përpëlitet për ta ndërtuar një shoqëri ku banorët janë të bindur se me ligj garantojnë të drejta të barabarta”.

“E pranoj se një pikëpamje e zgjeruar e drejtësisë, barazinë sipas ligjit dhe bindjen e zyrtarëve qeveritarë do përgjigjen para drejtësisë do sillte besim tek qytetarët. Një shoqëri e barabartë është më paqësore. Në një shoqëri të drejtë njerëzit ndjejnë se ka ndarje të barabartë. Një shoqëri e drejtë paraqet themelet për një shoqëri të begatshme sepse një shoqëri me trazira është më pak tërheqës për krijime ë punës. Derisa Kosova po hyn në dekadën e dytë të pavarësisë ka ligje të shëndosha që sigurohem me kushtetutë. Kosova po mahnit botën sa i përket transparencën në prokurim publik. Kosova ka miratuar ligjin për sinjalizuesit para be. Qytetarët e Kosovës mund të krenohen me shumëçka por keni edhe shumë punë për të bërë”.

“Një shembull ku qeveria shpërfill ligjin është një shembull ku qeverisa ka vepruar ligjërisht, por jo drejtësisht. Së pari ta shqyrtojmë rastin e manastirit të Deçanit. Gjykata ka konfirmuar se manastiri ka pronësi në disa parcela por zyrtarët lokalë kanë refuzuar ta respektojnë atë vendim. Pas një muaji bëhen tri vjet kur gjykata kushtetuese ka marrë këtë vendim. Derisa disa prej jush nuk mendoni se çështjet me të cilat përballet manastir nuk është diçka që ju shqetëson nëse besoni në barazi duhet ti kushtoni rëndësisë këtij rasti, kur shihni që qeveria shpërfill një vendim dhe zbaton të tjerat”.

“Unë besoj se partnerët ndërkombëtar të Kosovës luajnë rol konstruktiv më ndriçimin e shkeljes së drejtësisë. Ne do vazhdojmë ta bëjmë këtë. Pritni të shihni edhe më shumë si mund t’iu ndihmojmë që ata që përfshihen në korrupsion e krim të organizuar të përballen me pasojat. Përgjegjësit për të treguar se a ka drejtësi në Kosovë qëndron tek populli i Kosovës. Megjithë përparimin e arritur mund të arrini edhe më shumë”.

“Roli i medias është thelbësor në çdo demokraci dhe mund të jenë alat i fuqishëm për organizatat e shoqërisë. Gazetaria e sinqertë nuk nënkupton për të bërë sajime apo mbledhur klikime, por që me guxim të bëhet publik korrupsioni dhe të kërkoj llogaridhënie”.

“Çdo qytetar si individ luan rol në mbrojtjen e sundimit të ligjit. Pritni i më shumë nga zyrtarët tuaj të zgjedhje. Vendosja e demokracisë ishte arritje e hatashme mos e merrni si të mirëqenë. Kërkoni që çdo politikan, polic, prokuror të mbajë përgjegjësitë e veta. Angazhohuni në proceset ligjore. Investoni në institucionet e drejtësisë. Së fundi pritni më shumë nga njëri tjetri, nga bashkëqytetarët tuaj”.



Të ngjashme